Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Ndaloi flamurin e Kosovës, Eurovisioni kërkon falje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas reagimit të drejtorit të RTK-së dhe reagimeve tjera, zyrtarë të EBU dhe oranizatorët e Eurovizion, kërkuan falje.

“Të enjten pasdite, në uebsajtin e Globe Arena dhe në agjencinë e biletave AXS, është bërë publik versioni para-përfundimtar i politikës për përdorimin e flamujve në Eurovision Song Contest 2016. Dokumenti përfshinte edhe një listë jo gjithë-përfshirëse të flamujve, përdorimi i të cilëve në vendngjarje është i ndaluar.

Ky dokument nuk ishte paraparë që të publikohet. Organizatorët e kuptojnë dhe janë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë që paraqet përzgjedhja për prezantim e flamujve të organizatave e territoreve, duke pasur parasysh natyrën e ndryshme të secilës nga këto”, thuhet në reagimin dhe sqarimin e kësaj organizate.

Organizatorët  gjithashtu kërkojnë ndjesë të gjithë atyre që janë ndier të ofenduar me listën në fjalë.

`EBU I ka kërkuar Globe Arenas dhe AXS që menjëherë të largojë dokumentin, që paraqet shembuj për përdorim flamujsh dhe që në vend të kësaj të publikojë një dokument zyrtar, pa përmendur shembuj.Dokumenti përfundimtar dhe zyrtar mbi politikat për përdorimin e flamujve do të publikohet në faqen zyrtare Eurovision.tv më vonë gjatë ditës bashkë me sqarimin adekuat”, thuhet në fund të reagimit.

Gjithashtu, Drejtoresha Gjenerale e “Unioni Evro Transmetuesve- EBU”, Ingrid Deltenre i ka dërguar letër personalisht drejtorit Gjeneral të RTK-së, Mentor Shala ku i ka dhënë sqarime për këtë incident.

Më shumë

spot_img