Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
90 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
11 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Arrestohet për shpërdorim detyre inspektori i AKU-së në Fier (EMRI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Fierit ka arrestuar punonjësin e AKU-së, Mirel Koçi për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, u bë ndalimi për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave” për punonjësin e AKU Fier, shtetasin  e shpallur në kërkim policor M. K., 48 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 18.11.2021 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave”

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, masë ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumentave” për shtetasen D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier.

Të dy këta shtetas, me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img