Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndalohet një autobuz në pikën kufitare, dyshohet për eksploziv

Shkruar nga Newsbomb

Autoritetet e rendit kanë konfirmuar se në pikën kufitare në Jarinje, ka ndaluar një autobus i cili hynte nga shteti serb, në Republikën e Kosovës, pasi aty kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që dyshohet të jetë eksploziv plastik.

Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, tha se tashmë janë arrestuar tre persona të kombësisë serbe, shkruan Rel.

“Autobusi është ndaluar në pikën kufitare në Jarinje. Pasi ka kanë hasur në disa mjete të dyshimta, që dyshohet të jetë eksploziv plastik. Si rezultat i veprimit të Policisë janë shoqëruar në stacion policor tre persona të nacionalitetit serb për intervistim, dhe gjitha veprimet tjera do të ndermirën në konsultim të ngushtë me prokurorët kompetentë’’, tha Kelani.

Kelani tha se tashmë janë njoftuar edhe njësitet relevante të Policisë që merren me trajtimin e materieve shpërthyese për hetim të mëtejmë të autobusit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu