Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Ndalohet një 19 vjeçar nga Kavaja, postoi video të dy qenve në dyluftim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ka bërë të mundur sot ndalimin e një 19 vjeçari, i cili dyshohet për keqtrajtim të kafshëve.

Policia njofton se në bazë të ankesave të qytetarëve, si dhe postimeve në rrjetet sociale, ku shfaqen dyluftime të kafshëve shtëpiake, specialistët e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e shtetasit D. Sh., 19 vjeç, banues në Kavajë.

Sipas policisë, ky shtetas ka postuar në rrjetet sociale dy video me momentet kur qentë ishin në dyluftim.

Në bazë të ligjit 10465 datë 29.09.2011, për “Shërbimin veterinar” në Republikën e Shqipërisë, është njoftuar Shërbimi Veterinar për marrjen e masave konkrete.

Materialet proceduriale iu kaluan për vlerësim dhe veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img