
Tullumbacet me azot tashmë konsiderohet me ligj lëndë psikotrope dhe përdorimi saj, kryesisht nga të rinjtë në lokalet e natës është i paligjshëm.
Mes kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës në Kuvend, ndryshimet ligjore të propozuara fillimisht nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe të mbështetura nga ministria e Shëndetësisë, pas miratimit në komisionet parlamentare morën votën pro të deputetëve të maxhorancës edhe në seancën parlamentare.
Në seancë u rrëzuan amendamentet e propozuara për këtë çështje nga deputetët e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi dhe nga Petrit Vasili.
“Kryetare është e papranueshme situata e parlamentit jashtë kësaj salle, është e papranueshme që deputetët nuk lejohen të hyjnë brenda...”
Përdorimi i drogës me tullumbace, u kthye në shqetësim serioz disa muaj më parë, ku dhe mjekët bënë apel dhe thirrje që prindërit të tregojnë kujdes se mos fëmijët frekuentojnë festat dhe përdorin gaz toksik që shitet me tullumbace në lokale.