Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Ndalohet me ligj mohimi i masakrës së Srebenicës, burg kush mohon gjenocidin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Valentin Inzko, përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë,  ka vendosur që të ndërmarrë ndryshime në Kodin Penal të Bosnjes që parashikojnë dënim për ata që mohojnë gjenocidin ndaj myslimanëve boshnjakë.

E njejta gjë dhe për ata që lartësojnë figurat e kriminelëve të luftës, që janë njohur si të tillë nga Gjyata e Hagës.

Ky vendim parashikon dënimin nga gjashtë muaj deri në pesë vjet për të gjithë ata personave që publikisht mohojnë, minimizojnë apo përpiqen të justifikojnë një krim të gjenocidit, krimet kundër njerëzimit apo krimet e luftës. Nuk do të ketë emra rrugësh, shkollash apo lagjesh të atyre personave që kanë marrë pjesë në gjenocid. Ndërkaq, parashikimi ligjor gjithashtu sanksionon burgim nga tre muaj deri në tre vjet, për të gjithë ata persona që publikisht nxisin dhunë ose urrejtje ndaj një grupi personash ose ndaj një anëtari të një grupi racor, fetar apo që ka kombësi e origjinë tjetër etnike.

Menjëherë ka reaguar Milorad Dodik, kreu i republikës SRPSKA duke e cilësuar vendim të pabazuar. Por anëtari kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq përshëndeti vendimin e Përfaqësuesit të Lartë për të ndryshuar Kodin Penal, që ndalon dhe dënon mohimin e gjenocidit.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç e ka cilësuar Srebrenicën si krim lufte dhe krim të rëndë. Njëjtë, krim të rëndë dhe të tmerrshëm e ka cilësuar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ndërsa ish-presidenti Tomisllav Nikolic ka deklaruar se “Çdo gjë që ka ndodhur në luftërat në ish-Jugosllavi, ka karakteristikat e gjenocidit”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img