Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndalohet lëvizja për mjetet e veriut në rrugën e Rinasit, ARRSH: Do të jetë me një sens, vetëm për të shkuar në aeroport

Shkruar nga Newsbomb
Ndalohet lëvizja për mjetet e veriut në rrugën e Rinasit,

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka bërë me dije se duke filluar nga dita e dielë, lëvizja drejt aeroportit të Rinasit, do të bëhet me një sens lëvizjeje, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Ndërsa mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas, do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Kjo do të bëhet për të shmangur fluksin e lëvizjes së mjeteve që lëvizin dret aeroportit.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.

Ndodhur në këtë situatë, duke filluar nga data 01.05.2022, me qëllim shmangien e vonesave për lëvizjen drejt aeroportit, si dhe rritjen e sigurisë rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur, që: Për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndryshim të qarkullimit!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll