Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Ndalohet i riu nga Mati në Aeroportin e Rinasit: I sekuestrohen 15 mijë paund, ja ku i kishte fshehur

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

772ca27d0df488271a048f08a0a7faf0

Një 29 vjeçar nga Mati është ndaluar nga Policia Kufitare në Rinas pasi i janë gjetur 15 mijë paund, të cilat po tentonte t’i fuste ilegalisht në vendin tonë.

Sipas Policisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, është ndaluar shtetasi me inicialet F. K., 29 vjeç banues në Mat. Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Informacion paraprak/ Rinas

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të zhvilluara nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 15.000 paund.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në hyrje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin F. K., 29 vjeç, banues në Mat.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img