Tirana
heavy intensity rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
76 %
3.1kmh
75 %
Hën
11 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

Ndalohet i moshuari nga Vlora, ngacmoi seksualisht dy minorene

Lajme të ngjashëm

Policia e Tiranës ndalon një 73 vjeçar nga Vlora pasi dyshohet si autor i ngacmimit seksual të dy minoreneve.

Sipas Policisë, i moshuari me inicialet L.S me banim në Vlorë akuzohet për veprat penale ‘Vepra të turpshme’ dhe ‘Ngacmim seksual’ me persona të mitur për një ngjarje të ndodhur më datë 09.07.2019, e shpërndarë me video në rrjetet sociale.

‘ Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, kanë ndaluar 73-vjeçarin L.S me banim në Vlorë,   për veprat penale ” Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”

Ndalimi i tij u bë pasi nga verifikimet e kryera dhe si rezulat i kqyrjes së pamjeve filmike  rezultoi se shtetasi L.S,  është autor i dyshuar i këtyre  veprave penale,  ngjarje e ndodhur më datë 09.07.2019, ku shtetas shfaqet në një video duke kryer vepra të turpshme para dy minoreneve.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore’, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më shumë