Ndalohet grumbullimi me më shumë se 10 persona, Partia Republikane dërgon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e ekspertëve: Pse nuk zbatohet i njëjti parim me Kuvendin dhe qeverinë

Publikuar tek: politike, më 10:54 03-12-2020 Ndalohet grumbullimi me më shumë se 10 persona, Partia Republikane dërgon në Gjykatën Kushtetuese vendimin e ekspertëve: Pse nuk zbatohet i njëjti parim me Kuvendin dhe qeverinë

Kërkesa për ndalimin e aktiviteteve dhe tubimeve politike do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Republikane.

Në një deklaratë të bërë publike për mediat, PR shprehet se përse Komiteti Teknik i Ekspertëve lejon punimet e Kuvendit, dhe nga ana tjetër ndalon grumbullimet e 10 apo më shumë personave.

“Në prag të fushatës elektorale, siç është vepruar në mënyrë të njëanshme në ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë të njëanshme në ndryshimin e Kodit, kërkohet që të imponohet në shoqërinë shqiptare sot, pamundësia për të zhvilluar aktivitet politik,” thuhet në deklaratën e Partisë Republikane.

Ndër të tjera shkruhet se Kushtetuta nuk është shkruar për të kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve, por për për të kufizuar autoritetin dhe abuzimin e qeverisë, dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Deklarata e plotë e PR:

Partia Republilane falenderon me respektin më të madh të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, që po përballen me covid-in. Pandemia është një  po  cënon jetët e qytetarëve shqiptarë, është një problem jashëzakonisht i madh, me të cilin duhet të ndeshemi të gjithë si shoqëri, si individ, si institucione shtetërore dhe  si politikë.

Kushtetuta nuk është shkruar për të kufizuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Kushtetuta është shkruar për të kufizuar autoritetin dhe abuzimin e qeverisë, dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve, liritë e tyre personale, liritë politike dhe liritë fetare. Kushtetuta duhet t`i garantojë ato dhe në momentin e cënimit, në rastet emergjente, duhet të ketë një ndërhyrje në mënyrë proporcionale dhe ajo duhet të garantojë përsëri barazinë përballë ligjit.

Ne  shohim, standart krejt tjetër konkretisht me qeverinë, me Parlamentin, me institucionet e lidhura me qeverinë, duket qartësisht një pabarazi në aktivitetin politik të qeverisë, të instrumentave që ka qeveria, të institucioneve që ka qeveria, të pushtetit qëndror, të pushtetit lokal, të Parlamentit, në raport me opozitën dhe aktivitetin e saj politik.

Në prag të fushatës elektorale, siç është vepruar në mënyrë të njëanshme në ndryshimin e Kushtetutës, në mënyrë të njëanshme në ndryshimin e Kodit, kërkohet që të imponohet në shoqërinë shqiptare sot, pamundësia për të zhvilluar aktivitet politik.

Rasti me letrën e kryetarit të Kuvendit dhe kthimi i përgjigjes nga zv/ministrja është rasti më flagrant, ku i thotë partive politike që nuk mund të bëni aktivitet politik, dhe nga ana tjetër i thotë kryetarit të Kuvendit, ju mund të zhvilloni sa herë të doni seancë, mjafton që të respektoni disa rregulla.

Pyetja është; Pse Parlamenti dhe kryetari i Parlamentit, apo deputetët, duhet të zbatojnë disa rregulla dhe qytetarët shqiptarë duhet të zbatojnë disa rregulla të tjera?

Si kryetari i Parlamentit, si deputetët, si partitë politike, qytetarët përballë ligjit dhe përballë Kushtetutës janë të barabartë. Pra cënimi duhet të jetë i tillë që duhet të efektojë  në mënyrë të barabartë gjithësecilin.

Mbas kësaj  fshihet një qëllim i padiskutueshëm politik, kërkohet që përveç manipulimit ligjor, kushtetues që i është bërë Kodit Zgjedhor, interferimit të grupeve korruptive dhe kriminale, qartësisht kërkohet që të mos krijohet mundësia e komunikimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve me politikën, për të ndërtuar një marrëdhënie, sepse rruga e vetme që ka opozita për t`u ndeshur me këtë regjim, është komunikimi në çdo skaj të Shqipërisë, me të gjithë qytetarët, për t`i dëgjuar dhe komunikuar me ta, për të ndërtuar një raport shprese dhe besimi, dhe për të bërë të mundur ndryshimin e këtij realiteti, që është i papranueshëm, si nga BE dhe nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare.

Prandaj mendoj që kjo është shumë e rëndësishme që ne t`a çojmë në Gjykatën Kushtetuese.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha: Shqipëria investon më pak se çdo shtet në shëndetësi, prandaj ikin mjekët, rrogat i kanë më të ulëtat. Nuk vazhdohet kështu
‘15 milionë euro nga BERZH për përballjen me COVID’, Manastirliu: Do rriten kapacitetet…(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.013775110244751
array(1) { ["section"]=> string(182) "ndalohet-grumbullimi-me-me-shume-se-10-persona-partia-republikane-dergon-ne-gjykaten-kushtetuese-vendimin-e-eksperteve-pse-nuk-zbatohet-i-njejti-parim-me-kuvendin-dhe-qeverine-230012" }