Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndalohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim në Tiranë, në pranga dhe 3 shoferë: Njëri kanosi policin dhe s’pranoi të bënte testin e alkoolit

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një 35 vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për vjdhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim.

“Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin e shtetasit R.Zh., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim", njofton Policia, ndërsa shton se janë ndaluar gjithashtu dhe tre shoferë të cilët drejtonin mjetin të dehur.  Një prej tyre, shtetasi me incialet M.P duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka kanosur policin.

“Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-M.P., 56 vjeç, pasi në rrugën "Urani Pano" dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka kanosur për shkak të detyrës dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.

-D.K., 42 vjeç dhe N.D., 52 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, vijon njoftimi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll