Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
0kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Ndalohen nga Policia deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Tom Doshi ka reaguar në Facebook pak përpara momentit të arrestimit duke thënë se po përpiqen ta burgosin politikisht pasi nuk arritën ta vrasin. Doshi thotë se nuk ka ndërmend të largohet asnjëherë nga Shqipëria dhe do të jetë i gatshëm të përballet me Prokurorinë në Gjykatë.

Postimi i Doshit:

Jam i bindur që pas seancës dëgjimore të bërë dje në Këshillin e Mandateve të Kuvendit, nuk ka mbetur askush që nuk e kupton pozicionin tim përballë së vërtetës. Kam thënë të vërtetën për porosinë e vrasjes ndaj meje nga Kryetari i Kuvendit. Nuk më vranë dot, dhe tani po përpiqen të më burgosin politikisht.

Jam në shtëpinë time duke pritur përballjen me Prokurorinë në Gjykate. Kam qenë gjithë kohën në dispozicion të hetimit, dhe do jem gjithmonë në dispozicion të hetimit. Nuk do largohem kurrë nga Shqipëria deri sa të zbardhet çdo provë e historisë së vrasjes. Do të jem këtu në dispozicion të drejtësisë dhe përball popullit për ta çuar këtë betejë deri në fund.

Asnjë veprim i Prokurorisë nuk më habit. Nuk u habita kur dje përfaqësuesit e Prokurorisë deklaruan në Këshillin e Mandateve se nuk ka akuzë ndaj meje, se nuk janë bërë hetime ndaj meje, por se ka veteëm një rregjistrim të çështjes në regjistrat e Prokurorisë së Përgjithshme.

Provat që nuk u pranuan të administrohen, shpejt do ballafaqohen në Gjykatë dhe e vërteta do të dalë.

Ju faleminderit për mbështetjen dhe mesazhet që më dërgoni.

Lexo edhe:

Mbërrin në Prokurori vendimi i Kuvendit. Pas kafes me Priftin, Doshi: Ramës i intereson karrigia

Më shumë

spot_img