Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndalimi i kamionit me 400 kg kokainë, reagon Policia e Kosovës: Kemi arrestuar personat e dyshuar, disa të tjerë janë në kërkim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Kosovës ka reaguar në një deklaratë për shtyp, lidhur me sasinë e kokainës prej 400 kg, të kapur ditën e sotme në Lipjan të Kosovës.

Policia njoftoi se janë arrestuar personat e dyshuar, duke shtuar se operacioni ende është duke vijuar, ndërsa kanë paralajmëruar të tjera arrestime lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë, bëhet me dije se 7 personat e arrestuar janë nga Kosova dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Janë arrestuar 7 persona te Kosovës, në kërkim te disa personave të tjerë të identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre. Substanca narkotike është gjetur në një vend në Lipjan, bastisje të tjera janë bërë edhe në vend të tjera! Mund të ketë lidhje edhe me organizata ndërkombëtarë, është fjala për 7 shtetas të arrestuar të Republikës së Kosovës, operacioni është duke vazhduar dhe mund të ketë ndryshime. Në lokacione është bastisur me qëllim gjetjen e substancës narkotike. Janë 7 shtetas kosovar që janë arrestuar. Operacioni është në vazhdim nuk nënkupton që do të ketë të tjerë”, thanë autoritetet e Kosovës.

Sipas kryeprokurorit të Kosovës, Aleksandër Lumezi, droga e kapur në Lipjan e ka vlerën 20 milionë euro.

Prokuroria e Kosovës ka thirrur sot për aksionin për sekuestrimin e rreth 400 kg narkotikëve. Dëshiroj të falenderoj pjesëmarrjen në konferencë. Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorisë speciale të Kosovës dhe në bashkëpunim me policinë e Kosovës, autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë sot janë ndërmarrë masa dhe veprime që kanë rezultuar me konfiskimin e 400 kg kokainë, vlera e të cilave arrin në 20 mln euro dhe janë sekuestruar një sasi e të hollave veturave dhe sendeve të tjera.

Gjatë fazës së hetimeve janë përdorur masa të fshehta ku kemi përcjellë lëvizjen e narkotikëve për në Itali, pastaj në Durrës dhe deri në arritjen e destinacionit në Kosovë. Kemi vërtetuar porositë e qarta për të gjitha grupet kriminale se do të përballen me drejtësinë. Në këtë rast kemi bashkëpunuar me partnerët tanë duke parë që krimi i tejkalon kufijtë e shtetit tonë. Më lejoni të falenderoj prokurorët e prokurorisë së Shqipërisë, autoritetet italiane. Kjo ishte sfidë dhe detyrim për të luftuar krimin e organizuar, deklaroi ai.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img