Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndalimi i kamionit me 400 kg kokainë, reagon ministri Xhelal Sveçla: Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar për ndalimin e kamionit me 400 kg kokainë nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me DEA-n amerikane.

Në një postim në rrjetet sociale, Sveçla shprehet se pas 14 shkurtit, Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve.

“Sot gjatë një aksioni të koordinur me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë.

Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre.

Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit.

Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”, shkruan ministri Kosovar.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img