Tirana
few clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
4.1kmh
20 %
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
32 °
Mar
35 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndalimi i AstraZenecas, mjeku Albert Troci nga Italia: Pezullimi është zgjidhje politike, jo e bazuar në shkencë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2805839ae4623d06950e75e64fd83ad1

Mjeku shqiptar Albert Troci që punon në Itali ka folur për pezullimin e AstraZenecas në disa vende të botës, ku tha se ishte një goditje e rëndë për shëndetësinë në këtë proces kompleks.

Sipas tij kjo zgjedhje ka qenë më shumë politike sesa e bazuar në shkencë. Ndërsa në Itali u shpreh Troci, po pritet vendimi që do të marrë EMA me datën 18, lidhur me përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Nga ana tjetër mjeku Troci tha se deri në këto momente nuk është provuar një lidhje mes përdorimit të vaksinës dhe rritjes së rasteve të mpiksjes së gjakut.

“Siç e dini, që nga dje Italia e ka pezulluar vaksinën Astra Zeneca. Kjo ishte një goditje e fortë për fushtaën e vaksinimit në Itali, pasi janë 1 mln doza të Astra Zencës. Ky pezullim ishte një goditje. Në Itali janë vaksinuar 7 milionë qytetarë. Për AstraZencën, vinin lajme të pakontrolluara nga agjenci të ndryshme dhe qytetarët u frikësuan nga lajmet. Zgjedhja ka qenë politike, sesa e bazuar në shkencë. Të dhënat në lidhje më këtë vaksinë nuk janë shqetësuese. Duke ditur që në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon procesi i vaksinimit, ne po presim vendimin që do të marrë EMA dhe që do të bëjë deklaratë më datën 18. Kjo nga në anë është pozitive, që do të thoshte se procesi i kontrollit është shumë i rreptë. Pra qytetarët janë të parët dhe nuk kanë intersa nga ana ekonomike.Duke u bazuar në numrat, mund të jeni të qetë, pasi deri në këto momente nuk është provuar një lidhje mes përdorimt të vaksinës dhe rritjes së rasteve të mpiksjes së gjakut. Nuk është provuar shkencërisht, por ne presim sqarime nga Enti rregullator, siç janë EMA dhe OBSH. Në të njëjtët kohë do të shprehen për rastet me datë 18”, tha Troci për Report Tv.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img