Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndalimi i 50 sirianëve që do iknin me gomone në Itali, shpallet në kërkim një prej atyre që i strehuan

Shkruar nga Newsbomb

Është shpallur në kërkim një nga personat që strehuan 50 sirianët që u kapën pak ditë më parë teksa po iknin në Itali me gomone.

Bëhet me dije se kanë qenë dëshmitë e klandestinëve të cilët kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të këtij shtetasi.

Kalndestinët kanë treguar se kanë qëndruar për 10 ditë në katin e dytë të një banese në një fshat të Vlorës. Dyshohet se banesa ku janë strehuara sirianët është i personit të shpallur në kërkim, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Kujtojmë që me 9 janar në grykëderdhjen e Vjosës u shpëtuan 50 sirianë nga një gomone që po mbytej. Klandestinët ishin nisur me gomone në Itali, por për shkak të motit të keq për tre orë ata kanë qenë të bllokuar mes dallgëve me madhësi mbi 5 ballë.

Ata kanë lëshuar sinjanlin ‘sos’ dhe më pas kanë telefonuar policinë, e cila ka mbërritur në kohë duke evidentuar kështu tragjedinë që mund të kishte ndodhur.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll