Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndahet papritur nga jeta punonjësja në Bashkinë e Krujës

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet papritur nga jeta punonjësja në Bashkinë e Krujës

32-vjeçarja Anisa Boja, e cila ishte punonjëse në Bashkinë e Krujës është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.

Lajmi i rëndë është bërë me dije nga kryetari i Bashkisë, Artur Bushi i cili njoftoi se ditën e djeshme, e reja ka ndërruar jetë në rrethana pa shpjegueshme.

Ai ka shprehur keqardhjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të 32-vjeçares dhe ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e Anisës.

“Shumë i keqardhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të punonjëses e koleges Anisa Boja, e cila për sa ishte mes nesh në Bashkinë Krujë, dallohej për nga angazhimi e serioziteti në punë, aftësia dhe mirësia për t’i shërbyer komunitetit.  Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve! U prehtë në paqe!”, shkruan kryetari i bashkisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese