Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

 LAJM I HIDHUR nga Amerika, ndahet nga jeta ‘Kotja’ e filmit ‘Përrallë nga e Kaluara’

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_295309" align="alignnone" width=""]Mira Jupi ne rolin e 'Kotes'[/caption]

Një lajm i hidhur vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është ndarë nga jeta aktorja e Teatrit të Kukullave, aq e dashur për të rritur e fëmijë, Mira Minga Jupi. Lajmin e bën me dije mikesha e saj Shegushe Bebeti, teksa ndan dhimbjen e madhe për aktoren që do i mungojë skenës.

Për fat të keq, aktores nuk do i jepet lamtumira e fundit në atdhe.

“Mira e talentuar, aq bujare, aq punëtore e zemërbardhë, u largua në Amerikë para 19 vitesh e sot largohet nga jeta por ne nuk kemi mundësi t’i japim lamtumirën e fundit”, shkruan Bebeti.

Mira Minga ishte aktorja që luan Koten (Kotja) tek filmi "Përrallë nga e kaluara". Ajo gjithashtu ka luajtur për here të parë Pinokun.

27992988_1568915816510915_5377845477390992629_o.jpg

741311_420181304717711_544344738_o.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese