Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndahet nga jeta vokalisti i Djemve të Detit

Shkruar nga Newsbomb

Gent Demaliaj, vokalisti i grupit muzikor “Djemtë e Detit” ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 40-vjeçare. Shteti shqiptar akordoi një fond prej 35 milionë lekësh  për kurimin e tij,  por kjo nuk ka mjaftuar për ta mbajtur në jetë këngëtarin.

 

Vokalisti me grupin e tij bëri për vete çdo të ri e të vjetër me këngët : “Jo tani”, “Ëndrrat që për ty i thurra”, “Baladë për Jakup Ferrin”, “ Përrallë Dashurie”, “Beteja e Dhimbjes” “Zemërthyeri”, “Epos” etj…

Zëri dhe këngët e Gentit do të mbetet gjatë në kujtesën e çdo shqiptari.

Homazhet për këngëtarin do mbahen nesër në orën 12:30 pranë RTSH.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.