Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
17 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Ndahet nga jeta studiuesi Petro Zheji. Rama: Humbëm ustain që e bëri Don Kishotin të fliste shqip

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndahet nga jeta studiuesi dhe gjuhëtari Petro Zheji në moshën 86 vjeçare. Bota shqiptare që flet me gjuhën e librit, humbi një prej studiuesve dhe përkthyesve më në zë në vend. Kryeministri Edi Rama shprehu menjëherë ngushëllimet për humbjen e studiuesit.

“Trishtim i thellë për humbjen e Petro Zhejit ustai i pashoq i gjuhës që e bëri Don Kishotin të fliste në shqip si të ishte lindur anëve tona” ka shkruar menjëherë kryeministri në rrjetet sociale.

Petro Zheji ka lindur në 18 tetor 1929 dhe në karrierën e tij ka qenë shkencëtar, studiues dhe përkthyes. Petro Zheji ka njohur shumë gjuhë të huaja, duke përfshirë atë italiane, fringe, spanjolle, gjermane, latinishten, greqishten e vjetër etj. 

Zheji studio në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë. Në fund të viteve 1970 Zheji realizoi zbulimin e tij në fushën e Linguistikës dhe Logjistikës, të prezantuar në Librin “Shqipja dhe Sankritishtja”. Publikimi pa dritën e botimit vetëm pas viteve 1990.

Një tjetër libër i tij është “Libri i Aforizmave”. Vepra merret me problemet e Linguistikës por edhe ato të filozofisë moderne. Libri sqaron marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e vjetra dhe të reja dhe afirmon stërlashtësinë e zanafillës së shqipes. 

Homazhet do të zhvillohen sot në orën 14:00 deri në 15:00 te Muzeu Kombëtar.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka shprehur falënderimin në “Twitter”, për veprën e tij dhe Shpirtin e Njeriut Universal që la pas: “Petro Zheji ose Deti i letrave! Petro iku e na la Detin e Shpirtin e Njeriut Universal ! Faleminderit Petro Zheji!”.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img