Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
41 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Ndahet nga jeta shkrimtarja Vera Isaku, e para gazetare femër e gazetës Rilindja Demokratike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Vera Isaku, është ndarë nga jeta sot në moshën 66-vjeçare. Familjarët njoftojnë se Isaku u nda nga jeta pasi ishte e prekur nga një sëmundje e pashërueshme, prej së cilës vuajti për shumë kohë.

Vera lindi në Bilisht në Mars të 1955. Ka qenë gazetare dhe shkrimtare e njohur si dhe ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese në institucione të ndryshme në vend.

Pas kalo në vendindje vitet e fëmijërisë, Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,​ ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.

Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.​ Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut përfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015.

Në përmbushje të dëshirës së saj, ceremonia e përcjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.

Librat

2000 – “Bald Fates” – “Fate Tullace”

2002 – “Fate hang in Biarritz” – “Në Biarritz rri fati” 

2004 – “Qëllime të mira” – “Qëllime të mira”

2007. – Shqipëtarët nuk e njohin grinë: publicistike Tiranë: Botimet “Isaku”

2008 – “Zonjat ruse në Shqipëri” – “Ruset ne Shqipëri”

Më shumë

spot_img
spot_img