Shkrimtarja dhe gazetarja e njohur Vera Isaku, është ndarë nga jeta sot në moshën 66-vjeçare. Familjarët njoftojnë se Isaku u nda nga jeta pasi ishte e prekur nga një sëmundje e pashërueshme, prej së cilës vuajti për shumë kohë.
Vera lindi në Bilisht në Mars të 1955. Ka qenë gazetare dhe shkrimtare e njohur si dhe ka mbajtur pozicione të rëndësishme drejtuese në institucione të ndryshme në vend.
Pas kalo në vendindje vitet e fëmijërisë, Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letërsi në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku, ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.
Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike. Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.
Kontributet intelektuale të Vera Isakut përfshijnë një numër të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj. Ajo është autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015.
Në përmbushje të dëshirës së saj, ceremonia e përcjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.
Librat
2000 - "Bald Fates" - "Fate Tullace"
2002 - "Fate hang in Biarritz" - "Në Biarritz rri fati"
2004 - "Qëllime të mira" - "Qëllime të mira"
2007. - Shqipëtarët nuk e njohin grinë: publicistike Tiranë: Botimet "Isaku"
2008 - "Zonjat ruse në Shqipëri" - "Ruset ne Shqipëri"