Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Ndahet nga jeta shkrimtari Kiço Blushi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare skenaristi dhe shkrimtari i madh Kiço Blushi.

Blushi lindi në qytetin e Korçës më 23 gusht 1943. Pas mbarimeve të studimeve për letërsi shqipe dhe ruse Blushi nisi punë si redaktor pranë RTSH dhe në 1974 si redaktor në Kinostudion Shqipëria e Re.

Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në 1975 si bashkautor. Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në 1975 u vlerësua me çmimin e Republikës së klasit të tretë.

Blushi ka shkuar 14 skenarë filmash artistik dhe dy skenarë dokumentarësh e filma vizatimorë.

Nga 1991 deri në 2006 Kiço Blushi ka qenë deputeti i Partisë Socialiste. Kiço Blushi është i ati i politikanit dhe shkrimtarit Ben Blushi.

Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së shkrimtarit të njohur.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img