
Kryetari i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar, Rustem Peçi është ndarë nga jeta.
Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarë dhe Kryesia e Komitetit Kombëtare.
Bëhet me dije se Peçi prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa sot zemra e tij ndaloi së rrahuri.
Homazhet e nderimit për përcjelljen e tij do të bëhen sot, datë 06.04.21 nga ora 12-15 tek Muzeu Historik Kombëtar.
Postimi i plotë:
Ndahet nga jeta kreu i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ, Rustem Peçi
Njoftimi i familjes për homazhet dhe varrimin
Ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore, Rustem Peçi.
Rustem Peçi ishte kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ dhe gëzonte statusin e Veteranit të LANÇ.
Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook, Kryesia e Komitetit Kombëtar dhe familjarët.
Homazhet e nderimit për përcjelljen e tij do të bëhen sot, datë 06.04.21 nga ora 12-15 tek Muzeu Historik Kombëtar.
Varrimi do të bëhet në orën 16.00 duke u nisur nga Muzeu.
Njofim i familjes Peçi dhe i Kryesisë së Komitetit Kombëtar:
“Sot, datë 06.04.2021, ne oret e para te mëngjesit, mbas një gjendjeje të rëndë shëndetësore, pushoi së rrahuri zemra e shokut Rustem Shefqet Peçi!
Rustem Peçi ishte Kryetar i Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ – Nderi i Kombit!
Shoku Rustem Peçi ishte ushtarak kariere, i kompletuar në arsimimin dhe kualifikimin e tij profesional. Gjatë jetës së tij aktive ai ka kryer me sukses e dinjitet detyra shumë të rēndësishme drejtuese në strukturat e ushtrisë!
Shoku Rustem gëzonte statusin e Veteranit të LANÇ.
Ndarja e tij nga jeta la në pikëllim familjen e tij biologjike, por edhe miq e shokë, bashkëpunëtorë të panumërt në Organizatën Kombëtare të Veteranëve të LANÇ, të cilën e drejtoi me perkushtim ideal e dinjitet!
KRYESIA E KOMITETIT KOMBËTAR”