Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndahet nga jeta profesori i njohur, Kristaq Berxholi!

Shkruar nga Newsbomb

Profesori i njohur i Veterinarisë, Kristaq Berxholi, ka mbyllur sytë këtë të shtunë përgjithmonë. Profesori i cili prej shumë vitesh shkolloi me breza të tërë është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Familjarë, miq të shumtë të profesorit të trishtuar dhe zemrën copë nga kjo ikje e papritur kanë reaguar në rrjetet sociale ku dhe kanë shkruar fjalët më të ndjera për Kristaq Berxholin, njeriun që prej vitesh kontribuoi pa u lodhur për botën akademike.

“Varrimi bëhet ditën e djelë, datë 3 Mars, duke filluar në orën 15:00 nga Funeral Home Herri (përballe shkolles Harry Fultz). Vizitat priten ditën e Martë dhe të Mërkure, 10:00-13:00 dhe 16:00-19:00 pranë Funeral Home Herri”, njoftojnë familjarët.

Kristaq Berxholli është autori i shumë publikimeve shkencore, ai ka qenë gjithashtu një zë i rëndësishëm  për çështjet që prekin sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik.

Ai lindi më 1 gusht 1948 ne Lunxheri të Gjirokastrës. Me mbarimin e shkollës se mesme në qytetin e Gjirokastrës, Berxholi ndoqi studimet e larta për Mjekësinë Veterinare në Institutin e Lartë Bujqësor. Prof.Dr.Kristaq Berxholi Pas përfundimit të studimeve në vitin 1973, punoi si veteriner dhe me pas si përgjegjës i shërbimit veterinar në Tepelene.

Ne vitin 1979 u emërua kërkues ne Departamentin e Virologjisë ne Institutin e Studimeve Veterinare ne Tirane, Institut qe me vone e drejtoi, ne vitet 1997 deri 2002.

Që nga viti 2002, ai dha një kontribut të palëkundur në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, duke u shquar si pedagog dhe më pas si drejtues i Departamentit të Lëndëve Paraklinike. Me një pasion të pakufizuar për shkencën dhe arsimin, Prof. Berxholi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e virologjisë, imunologjisë dhe zoonozave, duke u pajisur me tituj dhe grada shkencore të larta si “Doktor Shkencash” dhe “Profesor”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese