Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Humbje e madhe për shkencën, ndahet nga jeta ekonomisti i shquar Aristotel Pano

Shkruar nga Newsbomb
Humbje e madhe për shkencën, ndahet nga jeta ekonomisti i shquar

Ka ndërruar jetë ditën e sotme profesori dhe eksperti i Ekonomisë Aristotel Pano. Ndarja nga jeta e tij është një humbje e madhe për shkencën dhe mendimin ekonomik shqiptar. Pak ditë më parë Profesori Pano u dekorua nga presidenti Ilir Meta për kontributin e tij në fushën e Ekonomisë.

Ai lindi në fshatin Vanistë të Gjirokastrës në 13/12/1933 ku mori edhe mësimet e para në gjuhën e tij amtare, greke.

Në vitin 1951 mbaroi me medalje të artë Teknikumin Financiar në Tiranë dhe në vitin 1955 u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Inistitutin e Lartë Financiar të Moskës. Mbas diplomimit punoi si specialist në Ministrinë e Finacave dhe në viet 1956-980 ka qenë pedagog pranë fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës.

Më pas Prof. Pano mori detyrën e përgjegjësit të Sektorit në Institutin e Studimeve Ekonomike, i cili ishte në vartësi të Akademisë së Shkencave. Pas vitit 1989 Prof. Pano u caktua si pedagog i jashtëm në fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës dhe Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Gjatë viteve 1955-2015 ka botuar shumë libra, monografi , studime dhe artikuj shkencorë për analizën ekonomiko-financiare, kontabilitetin, financat dhe shkencën ekonomike në përgjithësi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll