Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ndahet nga jeta profesori i Metës, Presidenti mesazh: Përjetë mirënjohës kampionit Ferid Berberi, më edukoi me vlerat më të mira sportive

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta profesori i Metës, Presidenti mesazh: Përjetë

Presidenti Ilir Meta shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kampionit të peshëngritjes Ferid Berberi. Ai thotë se Berberi ka qenë mësuesi i tij dhe e ka edukuar me pasion e dashuri, me vlerat më të mira sportive.

"Ai futi metodat më bashkëkohore në programet e stërvitjeve dhe studionte vazhdimisht duke modernizuar sportin e peshëngritjes. Me profesionalizmin dhe përkushtimin prindëror për të përgatitur denjësisht kampionë dhe rekordmenë, ai do të mbetet i paharruar si shembull i çmuar dhe frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve", shkruan Meta ndër të tjera.

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta:

Me shumë trishtim dhe dhembje mësova sot për ndarjen nga jeta të Profesorit tim të dashur, Ferid Berberi, një nga kampionët më jetëgjatë në historinë e sportit tonë për më shumë se katër dekada, ish-trajnerit të madh të peshëngritjes të Ekipit Kombëtar dhe Dinamos.

Në rininë e tij ai jo vetëm shkëlqeu si kampion dhe rekordmen, por prodhoi edhe shumë kampionë e rekordmenë, ikona të peshëngritjes tonë, që shkëlqyen edhe në nivel europian e botëror si Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Muharrem Berisha dhe Ardian Kokonozi.

Përjetë mirënjohës Profesor Feridit, i cili më tërhoqi edhe mua në magjinë e peshëngritjes, më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive dhe mbi të gjitha se nuk ka arritje dhe suksese pa një punë të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme.

Ai futi metodat më bashkëkohore në programet e stërvitjeve dhe studionte vazhdimisht duke modernizuar sportin e peshëngritjes. Me profesionalizmin dhe përkushtimin prindëror për të përgatitur denjësisht kampionë dhe rekordmenë, ai do të mbetet i paharruar si shembull i çmuar dhe frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Berberi dhe komunitetit sportiv të peshëngritësve, që humbën sot një personalitet dhe një legjendë të jashtëzakonshme të kësaj disipline.

Kujtimet me Profesor Feridin për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, do t’i ruaj përherë të gjalla si atëherë. Lamtumirë Kampion! Të prehesh në paqen e merituar!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll