Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ka vdekur në moshën 65 vjeçare, shkruan newsbomb.al. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare.
Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Ai vdiq në orët e para të së martës në një spital në Aviano, njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter.
Në shtator, Presidenti Parlamentit Europian u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rifilloi detyrat e tij politike në nëntor.