Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

Ndahet nga jeta poeti i njohur Hamit Aliaj, autor i 200 këngëve

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta poeti i njohur Hamit Aliaj, autor i 200 këngëve

Poeti i njohur, Hamit Aliaj, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga gazetari Luan Rama, i cili  më herët bëri të ditur se poeti ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ike në heshtje,

dhimbjen e more me vete,

për të mbetur përjetësisht

gjëmim mes malesh,

dhe këngë ndër zemra!

U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti miku im!” shkruan Luan Rama.

Hamit Aliaj lindi në fshatin Kasaj të Tropojës në vitin 1954, i cili është poet dhe autor i njohur i 200 këngëve. Ai ka shkruar libra me poezi si:

1974: Bjeshkët janë mbiemri im, Tiranë

1979: Epike ( me bashkëautor), Prishtinë

1986: E ruaj një fjalë për ty, Tiranë

1990: Lotin nuk ta fal, Tiranë

1997: Mungon viti Një, Tiranë

2006: Njëqind vjet e Martë, Tiranë

2012: Ali Iber Nezaj (monografi), Tiranë

2017: E hëna e përtej botës

2021: N’Dardani bjen nje tupan

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll