Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndahet nga jeta piktori i njohur Gjovalin Paci

Shkruar nga Newsbomb

Është ndarë nga jeta piktori Gjovalin Paci.

Lajmin e hidhur e bëjnë të ditur miqtë e tij në rrjetet sociale.

Gjovalin Paci ishte një piktor i njohur nga mbi Shkodra me origjinë nga Firence e Italisë si pinjoll i familjes italiane Paci të emigruar para qindra vitesh në Razëm. Me një fëmijëri aspak komode, Paci hyri në rrugën e artit si një mundësi për të shpërthyer nga vetja vërshimin e një shpirti të pasur dhe plot nerv krijues.

Gjovalin Paci është ndër të parët piktorë nga Shqipëria që ekspozoi punët e tij në Galerinë e Komisioni Evropian në Bruksel i prezantuar në teknikën e akrilikut të pjekur me portretin dhe motivin e Nënë Tereza. Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë realizoi ekspozitën "Skënderbeu kalorësi i Lirisë dhe Simbol i Bashkimit" në Muzeu Historik Kombëtar me 100 portrete nga Heroi Kombëtar shqiptar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese