KUSH ËSHTË GËZIM QENDRO
Gëzim Qendro është një prej artistëve dhe njerëzve më të rëndësishëm të artit shqiptar.
I vlerësuar për aftësitë e tij si kurator, piktor, botues librash, kritik arti, Gëzim Qendro ka qenë ish-Drejtori i Galerisë së Arteve në Tiranë nga viti 1998 deri në vitin 2002.
Drejtor arti i filmave të animuar në Kinostudion “New Albania”, Tiranë.
EKSPERIENCA TË TJERA
Drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, 1998-2002
Drejtor i revistës së artit PamorART”, Tiranë, 1998-2002
Aktualisht është një nga kritikët dhe filozofët më të njohur në vend, si dhe një nga themeluesit e Bienales së Artit të Tiranës.
Që prej vitit 1992 ka botuar mbi 100 artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj mbi cështje rreth historisë së artit shqiptar.
Është autor i tre monografive për artistët shqiptarë: “Arkeologjia e Mëngjesit (Dituria), “Heronjtë janë të uritur” (Onufri), “Surrealizmi socialist” (l’Harmattan) • Përkthyes i 14 titujve librash të lidhura kryesisht me historinë dhe teorinë e artit.