Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Ndahet nga jeta nëna e deputetit të njohur socialist: Prehu në paqe e shtrenjta jonë! Për sa kohë të marr frymë…

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Eduard Shalsi, ish-ministër dhe deputet i njohur i PS, njofton mëngjesin e kësaj të premteje se nëna e tij është ndarë nga jeta. “Thellësisht i trishtuar por edhe pafundësisht i bekuar që pata një nënë të mrekullueshme si ty”, shkruan ai ndër rreshta dhe bën me dije se për shkak të pandemisë ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të jetë vetëm familjare.

“Alije Shalsi (1938 – 2021) Nëna ime e shtrenjtë u largua në paqe nga kjo botë, duke na lënë pas kujtimet e paharrueshme të një jete të denjë, produktive dhe të përmbushur!

Një grua e jashtëzakonshme, një nënë tejet e përkushtuar, një inxhiniere e palodhur dhe pasionante, plot cilësi të admirueshme, që me shembullin e jetës së saj aktive ka qenë një model që nuk ka rreshtur së frymëzuari e së udhërrëfyeri.

Më ke bëre të ndjehem gjithmonë krenar përpara të gjithë atyre që të njohën nga afër. Me kulturën, mirësinë e mënyrën tënde mbresëlënëse të të komunikuarit na dhe shumë mësime të vyera, përgjatë gjithë jetës.

Nuk do të ketë një ditë të vetme, për sa kohë të marr frymë, që mos të të kem në zemër e të të kujtoj me mall, duke qënë fort i bindur, se nga aty lart do ta gjesh, siç ke bërë gjithmonë, mënyrën për të vijuar së më këshilluari e inspiruari…

Thellësisht i trishtuar por edhe pafundësisht i bekuar që pata një NËNË të mrekullueshme si TY! Prehu në paqe e SHTRENJTA JONË! “Për shkak të rrethanave të Pandemisë, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të jetë vetëm FAMILJARE”, shkruan politikani i majtë Eduard Shalsi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img