Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Ndahet nga jeta në moshën 96 vjeçare, mjeku që ka bërë histori në Durrës

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2014aa3653e5edef635a66f44a3ab830

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare mjeku i njohur në Durrës Ali Sula.   

Ali Sula është mjeku që ka bërë histori në Durrës. Ai prej kohësh kishte sfiduar moshën, duke publikuar disa libra që risjellin në kujtesë historinë e qytetit dhe të sistemit shëndetësor të Durrësit.

 “Vështrin historik mbi shëndetësinë dhe spitalin e Durrësit”, është ky libri i tij i përshëndetur nga Mjekët dhe infermierët e spitalit të Durrësit, në të cilin flet për historikun e shëndetësisë.

Sula është i njohur edhe për dy librat e tij me kujtime për qytetin bregdetar promovoi të premten vëllimin “Historiku i shëndetësisë dhe spitalit të Durrësit gjatë shekullit të XX”.

Pas shkollimit fillestar në Durrës ai studioi në Universitetin e Firences për mjekësi, nga ku u rikthye për shkak të luftës në vitin 1943.

Më 1945 nis punën për ndërtimin e strukturave shëndetësore të qytetit të lindjes, ndërsa dy vjet më vonë shkon në Zagreb (Kroaci) dhe Timoshoara (Rumani) për vazhdimin e studimeve.

Në vitin 1950 diplomohet mjek. Mjeku është ndarë nga jeta në shtëpinë e tij në Durrës pranë bashkëshortes dhe fëmijëve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img