Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Ndahet nga jeta mjeku fierak Leonidha Bele, kolegët: Përcollëm mikun tonë me zemër të madhe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Leonidha Bele, mjek i njohur fierak është përcjell sot për në banesën e fundit. Kolegët e tij kanë shkruar sot dhe thonë se 79 vjeçari do të mbahet mend gjatë për pasionin për punën dhe mirësinë për t’i qëndruar pranë pacientëve.

“Përcollëm për në banesën e fundit, në moshën 79 vjecare, mikun tonë, mjekun e njohur e me zemër të madhe, Leonidha Bele. Pasioni për punën, dashuria për profesionin e mirësia për t’i qëndruar pranë brezave të tërë femijësh, ka bërë që emri i Leonidha Beles, të mbahet mend gjatë.

I lindur në vitin 1943, ai ju bashkua stafit të Spitalit Rajonal Fier në fillim të korrikut të vitit 1966 dhe nga janari i vitit 1979 deri në 31 janar të vitit 2004 punoi pranë këtij spitali si mjek Kardiolog Pediater. 

Breza të tërë mjekësh punuan e mësuan falë angazhimit të Leonidha Beles, shumë kolegë e kujtojnë sot me nostalgji, për punën e palodhur e profesionale. Lamtumir mik, do jesh gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Fierit.

Më shumë




spot_img








spot_img