Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndahet nga jeta mësuesi në Fier, Braçe: Mësoi me mijëra nxënës, të qoftë dheu i lehtë profesor

Shkruar nga Newsbomb
Mësuesi që ndërroi jetë

Është ndarë nga jeta mësuesi nga Fieri Refail Thomai.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije zv/kryeministri Erion Braçe. Braçe shkruan se Thomai ishte një person i qetë dhe se për më shumë se 20 vite mësoi mijëra nxënës.

“REFAIL THOMAI ISHTE MESUESI QE RINDERTOI SHKOLLEN E FIER SEMANIT!

Ai u be inisiatori, ai kerkoi rindertimin, ai ndoqi punimet, ai i qendroi mbi koke me kembenguljen tipike te nje mesuesi matematike qe i shkon zgjidhjes ne fund!

Burre i qete, i shtruar, mesues i dashur, kembengules, EDUKATOR i kujdesshem e drejtues i zot. 20 e kusur vite sherbim publik ne Divjake, Kemishtaj, Fier Seman;

Mijera nxenes qe kaluan nga procesi mesimdhenes i tij; Mijera prinder qe i besuan femijet, driten e syve profesor Refailit!

Mijera njerez te jane mirenjohes profesor; Nje Myzeqe e tere per sherbimin, edukimin, formimin e disa brezave me rradhe.

Une pafund mirenjohes gjithashtu; Prej shkolles te njoha, shkollen beme,  prej andej te percollem me dhimbjen e nje komuniteti te tere mirenjohes!

Te qofte dheu i lehte profesor, thjesht me peshen e numrave te tu te shenjte ne gjoks” shkruan ai në postimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll