Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Ndahet nga jeta “Mandela i Vlorës”, si shkoi ish i dënuari i Spaçit në Shtëpinë e Bardhë (TAKIMI ME BUSHIN)

Lajme të ngjashëm

Ndahet nga jeta Petrit Velaj i njohur nga të gjithë si “Mandela i Vlorës”.

Lajmin e bën me dije gazetari Ergys Alushi ndërsa rrëfen se ai është rritur me imazhin e “Mandelës së Vlorës”, të riun vlonjat, nacionalist  që u organizua bashkë me të tjerët kundër pushtimit të vendit.

Më tej ai shton se ndarja nga jeta e këtij personazhi është një humbje jo vetëm për familjen e tij, por për gjithë familjen.

Petrit Velaj është i famshëm për historinë e tij, për mënyrën se si arriti që nga një i dënuar i burigut famkeq të Spaçit të takonte Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë. Ai u prit nga presidenti i asokohe Xhorxh W Bush mjaft ngrohtë, gjë e cila kishte lënë mbresa të mëdha tek “Mandela e Vlorës”.

Petrit Velaj ka qenë i burgosur politik në burgun e Spaçit sëbashku me disa prej njerëze më të famshëm të pas viteve 1990-të

Më poshtë statusi i gazetarit:

Si gazetar, jam rritur me “Petrit Velaj, “Mandela i Vlores”.

Ne fillim, nuk e kuptoja sepse nuk kisha informacion, nuk e njihja ( fizikisht nuk e kam takuar asnjehere ).

Sot, jam i mbushur me informacione dhe respekt per Petrit Velaj.

I riu vlonjat, nacionalist, qe u organizua bashke te tjeret kunder pushtimit te vendit, por qe lufta per pushtet e komunisteve jashte Vlores, i perçau dhe i sundoi.

Sot, Petrit Velaj, ka nderruar  jete dhe humbja njerezore e historike eshte e madhe per familjen e Vloren.

Nese nuk ka homazhe qytetare per Petrit Velaj, gjithçka sa jetojme eshte hipokrizi dhe komunizmin e kemi midis nesh.

Nese nuk ka homazhe qytetare, te harruar nga historia do te percillen per ne banesen e fundit, te gjithe ata trashegimtare te familjeve te vjetra te Vlores.

Ne historine Vlores kane pjese edhe kujtimet e kontributi i Petrit Velaj, njeriu qe buajti burgjet e komunizmit vetem sepse ishte nacionalist dhe se dinte ne shume se çduhej per pushtetin e ri komunist.

I qoftē dheu i lehte…

Më shumë