Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ndahet nga jeta kreu i Komunës në Dibër të Madhe

Shkruar nga Newsbomb

Është ndarë nga jeta papritur politikani i njohur shqiptar, Ruzhdi Lata. Kreu i Komunës së Dibrës së Madhe, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 65-vjeçare.

Lata, vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër, ndërkohë që ky ishte mandati i dytë si kryetar komune nga radhët e BDI-së.

Ruzhdi Lata ishte teolg, historian dhe studiues i njohur në botën shqiptare, një nga personalitet më popullore në Dibër të Madhe, i njohur për kontributin e tij në çështjen kombëtare.

Lata lindi më 06.05.1953, në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë. Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdon studimet në fakulltetin Filologjik-dega Gjuhë orientale në Universitetin e Prishtinës. Shkallën e tretë të studimeve e kreu në Universitetin e Prishtinës dhe morri titullin Magjistër i shkencave të filologjisë.

Karriera e tij në publik fillon nga viti 1980, ku ka punuar në Bashkësinë Islame dhe në të njëjtën kohë ka ligjëruar në Universitetin e Prishtinës në katedrën e Orientalistikës deri në vitin 1991 kur sërbët me dhunë e larguan nga fakullteti.

Punën në Prishtinë e vazhdoi edhe dy vjet në shtëpi private ku fakulteti mbante mësim. Pas vitit 1993 përsëri paralelisht dy vjet punoi në Bashkësinë Islame në Maqedoni dhe në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup deri në vitin 1995. Pas vitit 1995 punoi vetëm në Bashkësinë Islame deri në vitin 2009, pas vitit 2009 gjer në vitin 2013 punoi në Bashkësin Islame dhe ligjerues në katedrën e Orientalistikës në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Në vitin 2013 u votua dhe u zgjodh kryetar i Komunë së Dibrës. Dhe u rizgjodh sërish në një mandat të dytë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese