Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
0kmh
0 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
15 °
Mar
10 °
E premte, 31 Mars, 2023

Ndahet nga jeta kitaristi legjendar Eddie Van Halen

Lajme të ngjashëm

Kitaristi legjendar i muzikës Rock, Eddie Van Halen ka ndërruar jetë ne moshën 65-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Wolf përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk më besohet që po e shkruaj këtë, por babai im, Edward Lodewijk Van Halen humbi betejën e gjatë me kancerin këtë mëngjes”, shkruajti ai në Twitter.

Eddie Van Halen, së bashku me vëllain e tij themeluan grupin e njohur “Van Halen”. Në një sondazh të 2012-ës nga Guitar World ai u rendit i pari si kitaristi më i mirë i të gjitha kohërave.

Van Halen u bë boterisht i njohur në vitin 1983, me solo-n e famshme në këngën e Michael Jackson, “Beat It”.

Më shumë