Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Ndahet nga jeta kirurgu bamirës i njohur italian Gino Strada

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare një prej mjekëve më të njohur të Italisë, Gino Strada themelues i një prej organizatave më të spikatura italiane të bamirësisë.

Kirurg dhe aktivist kundër luftës, Strada themeloi në vitin 1994 Urgjencën për të ndihmuar civilët duke mundësuar kujdes shëndetësor në zonat e konfliktit në të gjithë botën, përfshirë Irakun dhe Afganistanin.

Mediat italiane raportojnë se kohët e fundit ai vuante nga probleme të zemrës.

Që prej projektit të tij të parë në Ruandë, Urgjenca ka trajtuar mbi 11 milion pacientë si dhe ka ndërtuar spitale dhe qendra të kujdesit shëndetësor në 19 shtete.

Në Itali shpesh ai shihej si kandidat i mundshëm për ministër, por idetë e tij pakompromis kundër luftës dhe antiracizmi e bënë armik me politikën, veçanërisht me të djathtën, të cilët e përjashtuan nga detyra.

“Ai e kaloi jetën në nëj anë me më të dobëtit, duke punuar me profesionalizëm, guxim dhe humanitet në pjesët më të vështira të botës,” tha Kryeministri Mario Draghi.

Strada kundërshtoi përfshirjen ushtarake të Italisë në Irak dhe Afganistan dhe u bë një simbol i lëvizjeve pacifiste të vendit.

Strada gjithashtu kritikoi politikën shëndetësore italiane, që sipas tij favorizoi klinikat private në kurriz të qendrave publike cilësore për të gjithë.

Vetëm pak ditë më parë ai publikoi artikullin e fundit në gazetën La Stampa, për Afganistanin, vend ku ai kaloi shtatë vite, një artikull mbi avancimin e talibanëve ku kritikohet qëndrimi i perëndimit dhe SHBA-ve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img