Hapësire reklamuese

Bota

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur

Shkruar nga Newsbomb

Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare këngëtari i njohur, Scott Walker, një nga figurat më me ndikim në historinë e rock-ut.

Ylli i SHBA u bë i famshëm qysh në adoleshencë në grupin “The Walker Brothers”, mirëpo, para saj kishte filluar karrierën si aktor.

Vdekjen e këngëtarit e kanë konfirmuar edhe në faqen e këtij grupi, ku u quajt  “një nga novatorët më të respektuar të muzikës krijuese”.  

Born Noel Scott Engel lindi në Ohajo në vitin 1944. Walker fillimisht ndoqi karrierën si aktor, përpara se të bashkëpunonte me John Maus dhe Gary Leeds për të formuar grupin 'The Walker Brothers'.

Pas një nisje në SHBA, ata u zhvendosën në Angli, ku fituan një famë të madhe. Për një kohë, ata ishin aq të mëdhenj sa Beatles.

_106166457_walkerbrothers_getty.jpg

_106166126_walker1_1970_getty.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese