Hapësire reklamuese

Rajoni

Ndahet nga jeta ish-presidenti grek Karolos Papulias

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta ish-presidenti grek Karolos Papulias

Ish-presidenti i Greqisë Karolos Papulias u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. Ai lindi në fshatin Molyvdoskepastos të Janinës dhe ishte djali i gjeneralit Grigorios Papulias.

Karolos Papulias shërbeu si President i Republikës së Greqisë nga viti 2005 deri në vitin 2015. Ai ishte një ekzekutiv i PASOK - ut , një bashkëpunëtor i ngushtë i Andreas Papandreut dhe ministër i Punëve të Jashtme, ministër ose nënsekretar në të gjithë qeveritë e Andreas Papandreut.

Në 2007 këshilli i bashkisë së Gjirokastrës i ka akorduar titullin e lartë “Qytetar Nderi” për kontributin që ka dhënë në marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë e Greqisë.

Përpos një lidhjeje personale me popullin shqiptar, ku siç ka deklaruar vetë, se ka pirë qumësht nga një nënë shqiptare në vitet 1923 -1924, Karolios Papulias është personaliteti dhe politikani që kontribuoi i pari për shkrirjen e akujve mes të dy vendeve në prag të përfundimit të luftës së ftohtë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese