Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndarja nga jeta e ish-ministrit i Shëndetësisë dhe mjekut të shquar shqiptar, Albana Koicu shpreh ngushëllimet për familjen

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja nga jeta e ish-ministrit i Shëndetësisë dhe mjekut të

Ministri i Shëndetësisë në vitet 1990 dhe mjeku i njohur kardiolog, Ahmed Kamberi ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në moshën 83-vjeçare.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe minsitrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se mjekësia shqiptare ka humbur një emër shumë të rëndësishëm siç ishte doktor Kamberi, i cili ishte një vlerë e madhe e disa dekadave në mjekësi dhe kontributet e tij që nuk do të humbasin asnjëherë.

Ajo ka shprehur në emrin e saj dhe të të gjithë kolegëve të mjekësisë, ngushëllimet e saj për familjen e mjekut dhe gjithë të afërmve.

Profesor Doktor, Ahmet Kamberi është një prej emrave më të shquar të kardiologjisë në Shqipëri, teksa ka mbajtur edhe postin e lartë si ministër Shëndetësie në fillim të viteve 1990. Mësohet se Kamberi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, me të cilën fatkeqësisht e humbi betejën në moshën 83-vjeçare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese