Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Shishtavecit, aktivist i shquar i PD-së i zgjedhur 5 mandate në zonën e tij

Shkruar nga Newsbomb
Dilaman Nela

Një lajm i hidhur nga vjen nga Kukësi, ku bëhet me dije se ka ndërruar jetë ish-kryetari i komunës së Shishtavecit, Dilaman Nela.

Reagimet në rrjete sociale për të janë të shumta, duke qenë se ikja e tij nga kjo botë ka lënë pas shumë dhimbje dhe lot tek të gjithë.

Për të gjithë ai ka qenë një mik i mirë, një bashkëpunëtor dhe njeri me vlera dhe i përkushtuar. Dilaman Nela ka qenë një nga aktivistët dhe pushtetarët e shquar të PartisëDemokratike.

Lindi më 3 Maj 1967 në fshatin Kollovoz të rrethit të Kukësit. Pas arsimit bazë në fshatin e lindjes ai kreu shkollën e mesme të profilit bujqësor në Shishtavec në vitin 1985. Studimet e larta i ndoqi në degën Agronomi në vitet 1986-1990 në Institutin e lartë Bujqësor në Tiranë, ku vijoi edhe studimet pas universitare si doktorant në shekncat e agronomisë. Dilaman Nela ka punuar një periudhë të caktuar si agronom dhe kryeagronom në Kollovoz, pas vitit ’90 ka punuar si mësues i biokimisë në shkollën e Kollovozit.

Në vitin 1996 ai u zgjodh kryetar i Komunës së Shishtavecit, një përgjegjësi të cilën ai e ushtroi me kompetencë dhe përkushtim të lartë duke u rizgjedhur me votat e popullit në 5 mandate gjithsej (1996-2015) deri në riorganizimin e fundit territorial. Në vitin 2015 Dilaman Nelës iu besuan detyra të rëndësishme në Bashkinë e Kukësit, përkatësisht drejtor i Ndihmës Ekonomike dhe Nënkryetar i Bashkisë.

Ai la në pikëllim të thellë bashkëshorten, fëmijët, gjith familjarët, miqtë e shumtë si dhe gjithë Demokratet të Qarkut Kukës dhe në zonën për të cilën punoi aq shumë. Stafi i Newsbomb i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Nela për humbjen e tyre.

160313266_6033589789999709_2341778459895892215_o.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.