Ish-ambasadori i Sllovenisë në Prishtinë, Milan Majhen ka ndërruar jetë.
Lajmin e bën me dije kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, i cili ka ndarë edhe një mesazh ngushëllues.
"Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e Milan Majhen, ish-ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë. Ai do të mbetet në kujtesën tonë si mik i mirë dhe një diplomat shembullor, i cili kontribuoi në fuqizimin e miqësisë ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe institucioneve sllovene", shkruan Haradinaj.
Sondazh
Poll