Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
53 %
3.1kmh
0 %
Pre
20 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Ndahet nga jeta i dënuari i revoltës së Spaçit, Njazi Bylykbashi

spot_img

Lajme të ngjashëm

1d7490876ef4d97b6d67d40395a0e316

Ndahet nga jeta i burgosuri politik i diktaturës komuniste Njazi Bylykbashi.

Ai vuajti për 22 vjet në burgjet komuniste për shkak të ideve e qendrimeve të tij antikomuniste e nacionaliste.

Bylykbashi ishte themelues  i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Niazi Bylykbashi ka lindur në Pilur te Devollit (Bilisht) Korçë më 9 gusht 1933. Për shkak të qëndrimit të mbajtur gjatë Luftës së Dyte Botërore si dhe ekonomisë familjare fill pas mbarimit te luftës filluan ndjekjet dhe persekutimet për fisin Bylykbashi. Në këto rrethana dy vëllezërit Arif e Zenel Bylykbashi me nga një djalë arratisen për në Greqi ne vitin 1952. Këtu nisin vuajtjet, burgosjet dhe internimet pa fund per Niaziun dhe familjen e tij.

Komunistët i konfiskuan pasurinë, ndërsa detyruan të arratisen dy kryefamiljaret. Largimi ishte i detyruar pasi komunistet e burgosën Arifin. Pasi bëri 3 vite burg, Arifi me te vëllanë Zenelin largohen urgjentisht sepse e kuptuan se në Shqipëri vetëm burg dhe internim do të kishte për ta, ndaj vendosen te arratisen.

Me 3 korrik te vitit 1952 Niaziu arrestohet dhe dënohet 10 vjet duke u liruar në 27 nëntor 1959. Dënimin e vuajti ne tharjen e kënetës se Maliqit, kanalin e Vlashukut, ndërtimin e rezervuarit të Thanës, Shtyllas Fier, Zadrime, Bulqizë, Rinas, Sanatoriumin e Tiranës, Thumane, Sanxhak (Laç).

Niaziu arrestohet përsëri në 28 janar 1972 përsëri për agjitacion e propagandë dhe dënohet me 10 vjet burg duke e nisur në Spac. Ridënohet me rastin e revoltës së Spaçit me 13 vjet burgim.

8 vjet i vuajti ne burgun e Burrelt, 18 muaj në repartin nr.309 Ballsh, 2 vjet në repartin nr.318 Qafë Bari. U lirua më 25 dhjetor 1985. Vuajti 21 vjet e 4 muaj burgime.

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img