Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Ndahet nga jeta gjinekologu i njohur, ish-deputeti i Partisë Demokratike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5be4dba9b0fc7bf69a8724e18eb885a7

Ditën e sotme është ndarë nga jeta gjinekologu i njohur kosovar Sejdullah Hoxha, i cili ka qenë edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës nga viti 2001 deri në vitin 2003.

Lajmin e kanë bërë të ditur të afërmit e tij, të cilët shprehen se për shkak të pandemisë ceremonia mortore do të jetë familjare.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë, shokët dhe dashamirët se me datë 06/03/2021 ka ndërruar jetë, bashkëshorti, babai, vëllau dhe gjyshi ynë i dashur dhe i paharruar. Varrimi i të ndjerit bëhet në rrethin familjar, në varrezat e qytetit në Arbëri (Dragodan). Për shkak të pandemisë me virusin Covid 19 nuk mbahet e pamja”, thuhet në njoftimin e familjes.

Gjatë viteve 1996-1999 Hoxha punoi si drejtor i maternitetit “Nënë Tereza” në Prishtinë. Më pas nga 1999 deri më 2005 qëndroi në postin e drejtorit të Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Më shumë

spot_img
spot_img