
Gazetari dhe diplomati i mirënjohur Fatmir Kumbaro ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Përtej kontributit në fusha të ndyshme ai ishte edhe daja i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klosi shpreh pikëllimin për ndarjan nga jeta të Kumbaros, të cilin e përshkruan si një njeri që impononte vetëm respekt kudo shkonte.
“Fatmir Kumbaro , Daja im i Madh ishte nga ata Burra qe kudo ku shkoj ne këtë Jetë imponoj ,gjithmonë ,vetëm Respekt !
Ai burrë i Mirë, i Drejtë, i Fortë, Punetor, Diplomat, Gazetar, Jurist, Pedagog, Politikan e Drejtues i Mirë u nda nga kjo Jetë ne Paqe te plote me veten , se la pas nje Emer te Mire ,por per Fluturë, Inen , Klevisin, Tatjanen , Ilirin dhe te gjithe shoket ,miqtë, Niperit dhe Mbesat, Familjaret e tij nje Boshllek te pazevendesueshem qe do te mund ta mbushim vetem me kujtimet dhe porosite e tij te Mrekullueshme.
Ishe nje Burr i madh o Daje , do na mungosh Shume , te qofte Dheu i lehte,” shkruan Blendi Klosi.
Fatmir Kumbaro lindi në Tiranë më 5 dhjetor të vitit 1948. Ai u diplomua si jurist, por që ka pasur një karrierë të suksesshme, ku ka mbajtur dhe poste të rëndësishme. Ai ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, po ashtu ka punuar si gazetar te “Zëri i Popullit” dhe ka mbajtur postin e drejtorit të Radiotelevizionit në vitin 1991.
Fatmir Kumbaro ka qenë ndër themeluesit e Partisë Socialiste dhe për disa vite anëtar i kryesisë së saj. Ka qenë në vitet e para të pluralizmit edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.