Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndahet nga jeta Fadil Canaj, ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta Fadil Canaj, ish Drejtori i Përgjithshëm i

Sot është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Fadil Canaj. Ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka mbyllur sytë përgjithmonë duke tronditur gjithë të afërmit dhe miqtë e tij.

Me një karrierë të pasur në polici, Canaj do të mbahet mend gjithmonë si njeriu që punoi me përkushtim për vendosjen e rendit dhe sigurisë në vendin tonë.

Kush ishte Fadil Canaj?

Fadil Canaj ishte njeriu që ia kushtoi jetën e tij Policisë së Shtetit. Karriera e tij policore fillon në vitin ‘72, pasuar nga detyra të shumta në rrethe dhe deri në postin e zv/ministrit në vitin ’90. Ai ka punuar gjatë si shef kabineti apo këshilltar i 6 ministrave të viteve 2000-2005.

Në 40 vite karrierë në Policinë e Shtetit, Canaj ka mbajtur detyra të ndryshme si: Shef i Policisë së në Durrës, Drejtor i Policisë në Tiranë, Drejtor i Përgjithshëm, zv Ministër i Brendshëm dhe Shef Kabineti i disa ministrave në vitet 2000-2005.

Para largimit nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm, ai u vlerësua nga Haki Çako me certifikatën “Për Shërbime të Dalluara”. “Karriera e Z.Fadil në një farë mënyrë ka qenë deri diku dhe si udhërrëfyese për shumë punonjës të tjerë Policie edhe për mua dhe jam i bindur se sa herë kalon në çdo stemë policie në çdo uniformë, në çdo godinë policie ai ndjen dhe prezencën e vetë sa çndjen edhe Policia prezencën e kontributit të Z.Fadil, ndaj në emër të të gjithë efektivave të Policisë së Shtetit të uroj shëndet e mirësi me familjen me dashamirësit, me shokët dhe përherë kontributi Juaj për Policinë e Shtetit do jetë shumë i mirpritur dhe i vlerësuar”, shprehej Haki Çako.

Homazhet për të ndjerin do të mbahen nesër në datën 6 gusht 2023, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë nga ora 10-12.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese