Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Ndahet nga jeta epidemiologu i njohur shqiptar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka ndërruar jetë mjeku epidemiolog, Ibrahim Luloçi. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili shkruan se mjekësia humbi një personalitet në fushën e imunizimit.

Luloçi ishte themeluesi i programit të zgjeruar të vaksinimit dhe së bashku me kolegët e tjerë krijuan depon e parë moderne frigoriferike në vend për ruajtjen e vaksinave.

Postimi i plotë i ISHP:

Instituti i Shëndetit Publik humbet një personalitet në fushën e imunizimit.

Ndahet nga jeta Dr. Ibrahim Luloçi, i njohur ndryshe si Dr. Mimi. Si një epidemiolog me shumë eksperiencë, ai punoi për shumë vite pranë repartit të mikrobeve aerogene duke drejtuar disa fushata vaksinimi që nga Variola në vitin 1972 deri tek poliomieliti, fushatat masive të Fruthit dhe Rubeolës në vitet 2000-2001.

Dr. Luloçi ishte themeluesi i programit të zgjeruar të vaksinimit dhe së bashku me kolegët e tjerë krijuan depon e parë moderne frigoriferike në vend për ruajtjen e vaksinave.

U prehsh në paqe Dr. Mimi!

Respekt dhe mirënjohje nga i gjithë stafi i ISHP-së.

Më shumë




spot_img








spot_img