Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
75 %
3.6kmh
0 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
E martë, 28 Mars, 2023

Ndahet nga jeta eksperti i sektorit energjitik, Gjin Rosaj

Lajme të ngjashëm

Është ndarë nga jeta në moshën 62-vjecare eksperti i sektorit Energjitik në Shqipëri, Gjin Rosaj.

Rosaj mbante postin e Drejtorit teknik ne OST, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë ditën e djeshme. Prej më se 35 vjetësh, Rosaj ka dhënë kontributin e tij në sektorin energjetik shqiptar.

Gjin Rosaj e nisi karrierën pas rezultateve të shkëlqyera në Hidrocentralin e Fierzes dhe me pas Drejtor i Tensionit të lartë për rajonin e Shqipërisë së Mesme. Gjithashtu Rosaj është propozuar edhe si kandidaturë për të mbajtur postin e kryetarit të ERE-s.

Rosaj është përcjellë për në banesën e fundit ditën e sotme pranë varrezave të Tufines në Tiranë.

Më shumë